Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mblidhet nesër në orën 10:00. Kuvendi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo në një deklaratë për shtyp nga selia blu bëri të ditur se do të ketë shumë diskutantë, përfshirë kontributorë të PD, themelues, por edhe prurje të reja.
Garo tha gjithashtu se verifikimi i delegatëve do të bëhet në mënyrë elektronike si në atë të 11 Dhjetorit.





