Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të punimeve të Kuvendit, Belind Këlliçi tha se Kuvendi Kombëtar ka kuorumin e nevojshëm për t’u mbajtur.
“Pas verdiktit të sekretariatit, në sallë janë 1425 delegatë, për shkak se numri i delegatëve sipas statut te ri është 1 838, kuorumi është dhe deklaroj çeljen e Kuvendit.
U bëj me dije se nga Kuvendi i dhjetorit 2021 është thirrur në mënyrë të rregullt, përpara se të kalojmë në propozime, i jap fjalën disa personaliteve”, tha Këlliçi ndërsa në nisje ironizoi numrin e delegatëve pjesëmarrës në Kuvendin e Lulzim bashës, kur tha se jo nuk janë 5004.





