Video ku ish-presidenti i vendit, Bamir Topi reklamonte syzet e tij, jo të lira, është rikthyer në vëmendje.
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ngre pyetjen se ku i gjeti Topi 60 mijë dollarë për syze dielli.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Kokalari kërkon që SPAK të fillojë një investigim.
REAGIMI:
Aman, ky Bamir Topi me 60,000€ syze dielli, bën mirë ta lërë këtë popull rehat. Jo mor jo, s’ke pse të dukesh i vobekt fare, por 60,000€ syze vetëm një njëri që se ka konceptin se si nxirren lekët me djersë mund ti harxhoi. Dhe miliarda të kesh, 60,000€ nuk harxhon njëri për syze dielli sepse është budallallëk me brirë. Tashti nëse vërtet kanë kushtuar aq, Bamir Topi bën mirë të na thotë ku i gjeti këto lek, dhe pse jo, SPAK të filloj një investigim.





