Raundi i parë i votimit për Presidentin e Republikës, do të zhvillohet më 16 Maj. Kështu u ra dakord ditën e sotme gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ra dakord me propozimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili kërkoi që data 10 maji të quhet si data e nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit.

‘Bie dakord me propozimin e Alibeajt, por mbledhja të konsiderohet vijuese. Pra data 16 të jetë raundi i parë i zhvillimit të procesit të votimit. Ndërsa data 10 të jetë data e nisjes së procesit. Do ju ftoja të tre kryetarëve. Edhe zotin Alibeajn si kryetari i grupit më të madh opozitar. Që të mundësojmë një dialog parimor për Presidentin

Do të vejmë afat deri në datën 15, të depozitohen emrat. Jo më pak se 20 emra. Asnjë deputet s’mund të firmosë në më shumë se 1 kandidaturë. Në datë 16 Maj në orën 10:00, do të jetë Komisioni i Ligjeve që do të bëjë shqyrtimin. Pastaj do të shkojmë në seancën plenare pasdite.’- deklaroi Balla.