Deputetja demokrate, Grida Duma u shpreh sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve se maxhoranca duhet t’ia linte opozitës propozimin e kritereve dhe emrave për Presidentin e ri.
Duma tha se procesi nuk është transparent, sa kohë që socialistët kanë nisur nga puna për zgjedhjen e presidentit, me zarfe.
“Mazhoranca të thoshte që opozita të propozimet. Edhe ne mund të sjellim një propozim që nuk është politik dhe që përfaqëson unifikimin e shqiptarëve. Pastaj duhet të plotësonim kriteret.
Kushtetuta i ka gjeneraliste për këtë shkak, që politika ta gjejë unifikimin të kriteret në bazë të situatës politike.
Ju e keni bërë thirrjen më 29 prill pasi keni mbyllur procesin me zarfe, që nuk është një proces transparent dhe unifikues. Duhet të kishte qenë e udhës që të kalohej stafeta tek emrat e opozitës”, tha Duma.
Në mbledhjen e sotme të kryetarëve, u vendos shtyrja e saj për në datën 10 Maj, datë e cila do të konsiderohet dhe si nisja e procedurave parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri.
Raundi i parë i votimit pritet të jetë në datën 16 Mars, ndërkohë që raundet do të kenë 6 ditë distancë mes tyre.





