Kryeministri Edi Rama është ndaluar për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë. Ai ka zbardhur diskutimet e bëra dhe atë çfarë pritet në Asamblenë e së shtunës.
Rama tregoi para gazetarëve se në mbledhje u diskutua për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të PS në 61 bashkitë e vendit, si dhe shtoi se një tjetër çështje që do të diskutohet do të jetë ajo e Presidentit të ri.
“Sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes së zgjedhjes në parti për kryetarët e të gjitha njësive. Në Asamblenë Kombëtare do të miratojmë një sërë dokumentesh që janë miratuar në kryesi, që burojnë nga Kongresi. Pati informacion nga grupi i posaçëm që kemi ngritur. Sot, sipas informacionit që morën kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvendin e Shqipërisë në përpjekje për të nxjerrë një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë në Kuvend”, tha Rama.
“Nëse do të ketë një emër të pëlqyeshëm nga PD-ja, do të ketë 100% mbështetjen e PS-së”, tha kryeministri Edi Rama.
“Ne do të gjykojmë mbi emra dhe nga vijnë propozimet përderisa jemi në një tryezë, janë përballë nesh në arenën pse te japim përqindje, nëse do të ketë kandidaturë të pelqyeshme do të ketë 100% mbështetjen tonë”, tha ai.





