Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon pasditen e sotme mbledhjen e thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Gjatë fjalës së tij, Ferdinand Xhaferraj është shprehur se lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, duhet të negociohet edhe me faktorin ndërkombëtar.

“Të marrim pjesë, por mos të përdoremi nga procesi e zgjedhjes së presidentit të ri.. Të negociojmë me faktorin ndërkombëtar për procesin”, ka thënë Xhaferaj.