Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme pas deklratave të kryeministrit Edi Rama për digjitalizimi e sistemit bankar, ku shërbimet do të ofrohen nga platoframa online, e-albania.
Përmes një postimi në rrjetin sociale “Facebook”, Berisha thotë se Rama në këtë mënyrë do të ketë nën kontroll regjistrin e kredive si dhe kursimet e qytetarëve shqiptarë.
Berisha i bën thirrje Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Genc Sejkos, dhe drejtuesve të bankave në vend të refuzojnë kategorikisht këtë kërkesë.
Postimi i plotë i Berishës:
Rama do te shtije ne dore regjistrin bankar!
Prapa sulmit te djeshem kunder bankave te Edi Rames qendron kerkesa e tij per marre nen kontroll regjistrin e Kredive.
Ta dashur miq, Edi Rama papritmas sulmoi me rrufe e bubullima, sistemin bankar ne Shqiperi.
Ata qe degjuan kete sulm te pazakont ndaj bankave ne keto 30 vite mbeten sa te habitur aq dhe te tronditur sepse ne bankat e vendit kane kursimet e tyre qindra mijera familje dhe biznese shqiptare.
Por qytetari dixhital informon se shkaku i sulmit te eger ndaj bankave qendron ne kerkesen insistuese te Edvinit per çvendosjen e regjistrit bankar nga Banka e Shqiperise tek zyrat e Rames, famozja drejtori e AKSH-it, ne menyre qe ai te vendose ne kontroll total kursimet dhe kredite e qytetareve shqiptar.
Guvernatori i Bankes se Shqiperise e kundershton ne menyre kategorike dorezimin e regjistrit bankar pasi bankat e vendit i kane bere te qarte atij se ato do te largohen nga vendi ne rast se regjistri bankar i dorezohet ekzekutivit.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt tiranik te Edi Rames, i bej thirrje guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe drejtuesve te bankave te vendit te refuzojne kategorikisht kete kerkese ne thelb marksite te Edi Rames. sb





