Grupi i Rithemelimit ka mbledhur sot deputetët prej orës 19:00, ku ka nisur dhe mbledhja në selinë e PD-së.
Të pranishëm në mbledhje përveç Berishës, janë deputeti Tritan Shehu, Luan Baçi, Belind Këlliçi, Arben Ristani, Edith Harxhi, Aldo Bumçi, Çlirim Gjata, Mimoza Hajdarmataj, Edmond Spaho, Flamur Noka.
Siç raportuam edhe më herët, demokratët pritet të diskutojnë në mbledhjen e sotme për zgjedhjen e presidentit të ri, që tashmë është kryefjalë e diskutimeve politike në vend.





