Sali Berisha i është përgjigjur thirrjeve të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për ta hetuar ish-kryeministrin, duke i mëshuar idesë se ai është shpallur “non grata” nga SHBA.

Berisha deklaroi sot se Rama ka nisur një sërë sulmesh ndaj organeve të drejtësisë për të tërhequr vëmendjen nga kriza ekonomike në vend.

Berisha shkon më tej duke thënë se Rama dhe ministrat e tij janë të pangopur vazhdojnë të vjedhin pronat dhe fondet publike.

Berisha: Kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të inceneratorëve ne një panik të jashtëzakonshëm merret me drejtësinë dhe kundërshtarët  e tij politik.

Shkaqet janë madhore. Edi Rama thekson se me këto qendrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për Korëne e Veriut apo regjimit të eterve të tij, ka disa synime.

Më së pari të terheqë vemendjen e qytetarëve shqiptarë të cilët po përballen me veshtirësi shumë të mëdha, në jetën e përditshme për shkak të kësaj qeverie, të këtij kryeministri i cili me firmë dhe vule vjedh, vjedh dhe vetëm mvedh. Krijon vetëm mekanzima vjedhjeje. Dje po kontrolloja statistikat. Nga 2014 deri sot indeksi i cmimeve të ushqimeve është rritur 100 %.

Shumica e familjeve shqiptare shpenzojne mbi 50 perqind të të ardhurave vetëm për ushqime. Nje varferi e frikshme, rritet cdo jave e muaj në këtë këtë vend në një kohë kur kryeministri dhe ministrat e tij të pangopur vazhdojnë të vjedhin dhe përdorin fondet, pronat publkie, asetet nga Kepi i Stillës deri në skajin me të lartë të vednit.

Dua tju kujtoj një takim me avokatin e famshëm amerikan.  Pse Edi Rama ka humbur gjurmët. Nuk I rrihet më në Shqipëri por ne kurriz te taksapaguesve shqiptar me avion ecën dhe udhëton si gjëja me e pavlerë e Europës zyrtare. Pse? Unë do tu lexoj vetëm një nga pse-të dhe kjo që po lexoj lidhet me aferën e djegësave.