Sot mbushen 4 vite që Ismail Hidri nuk është më midis nesh. Hidri ka qënë piktor dhe skenografi i parë i Teatrit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Regjisorë, aktorë, punonjës të skenës e kanë thërritur gjithë kohën “Lale” në shenjë respekti për qetësinë, pjekurinë dhe dashamirësinë e treguar.
Janë një sërë pikturash, punime dhe dhjetra skena të përgatitura nga skenografi Ismail Hidri, shumë prej të cilave mbetet edhe sot e kësaj dite si punime kulmore dhe të pazëvendësueshme.
Dhjetra e dhjetra dekore të dramave, komedive e operetave mbajnë nënshkrimin e Hidrit, emri të cilit ka zënë vend ballor në themelimin dhe fizionominë e teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Edhe pse vitet kanë ikur shumë shpejt dhe Hidri i dha lamtumirën teatrit, në çdo përvjetor ai është ndër më të admiruarit. Punimet e tij jo vetëm që nuk janë venitur, por përkundrazi, qëndrojnë si ndër dhjetë-pesëmbëdhjetë punimet me cilësoret në ekspozita, ndërsa një pjesë e tyre janë zmadhuar e zmadhuar deri në faqe muri.