Është gjetur pranë Brocanecit, në komunën e Rakovicës në Kroaci, avioni i dytë që u zhduk të dielën e djeshme. Edhe në të nuk ka të mbijetuar.

Avioni tip Cessna 182 u zhduk nga radarët dje paradite, pak pasi kishte nisur fluturimin nga Spliti për në Laichingen të Gjermanisë.

Në bord gjendeshin gjithsej katër persona. Të gjithë kishin vdekur dhe trupat e tyre u dërguan sot pasdite në morg për ekspertizë mjekoligjore.

Për gjetjen e avionit dhe viktimave u angazhuan 400 njerëz në një terren të thyer dhe kushte të vështira atmosferike.

Ishte droni ai që gjeti avionin e shkatërruar.

Një ekspert deklaroi se avioni nuk duhet të ishte nisur dje në fluturim pasi kushtet e motit ishin të pafavorshme.