Të ndjekësh një ndeshje në Camp Nou është një eksperiencë e bukur. Po të luash në këtë stadium mitik? Barcelona ka vendosur të lejojë çdo tifoz të ndihet si një futbollist profesionist që luan një ndeshje në Camp Nou. Për 300 euro kushdo mund të zhvillojë një sfidë 60 minutëshe me miqtë në stadiumin e njohur shkruajnë mediat spanjolle.
Në datat 6 dhe 11 qershor janë shitur të gjitha vendet dhe ka mbetur vetëm 26 qershori. Kjo ditë e hapur për lojtarët amatorë me synimin për të ofruar një eksperiencë më të plotë në Camp Nou, duke mundësuar shfrytëzimin e dhomave të zhveshjes, me arbitra dhe asistencë mjekësore.
Ekipi mund të ketë maksimumi 18 lojtarë dhe secili mund të marrë deri 15 tifozë të cilët do të paguajnë një biletë 30 euro. Një propozim me vlerë edhe për arkën e Barcelonës për të mbledhur para shtesë në përpjekje për të plotësuar defiçitin e krijuar prej vitesh.





