Tjetër ide merkatoje për Mohamed Salah. Egjiptiani duket se po kalon ditët e fundit te Liverpool, me kontratën që po shkon drejt skadimit të saj. 29-vjeçari do të qëndrojë te “The Reds” të paktën deri në vitin 2023, e kjo ka ngjallur interesin e disa skuadrave.

Milan është gati t’i bëj ofertë që këtë verë, me kuqezinjtë të cilët kanë gati 70 milionë euro. Italianët duan ta kenë në skuadër për sezonin e ri, me Salah që do të rikthehej kështu në Seria A. Por nga Anglia vjen një lajm i bujshëm. Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, Barcelona është gati të përfitojë nga situata e Salah te Liverpool.

Katalanasit mendohet se do të nisin negociatat me futbollistin për ta transferuar në “Kamp Nou” në verën e vitit 2023 me parametra zero. Një situatë që do e detyronte klubin nga “Anfield Road” të mendonte seriozisht për  t’i paraqitur një ofertë për rinovimin e kontratës Salah, i cili me fanellën e Liverpool ka fituar shumë tituj kombëtar dhe ndërkombëtar.

28-vjeçari është një kërcënim për çdo rival me një instinkt të jashtëzakonshëm. Ai ka realizuar në 254 ndeshje 157 gola dhe dhënë 64 asiste, teksa në repertorin e tij teknik mund të luajë dhe si numër “9”. Kjo do i krijonte shumë alternativa teknikut Çavi te Barcelona e së ardhmes. Salah do të përshtatej shumë në fushën e blertë, ndërsa nënshkrimi i tij do të sillte ‘boom’ sponsorësh në Egjipt.