Shkolla “Ibrahim Kodra” fiton Kampionatin e Volejbollit mes shkollave të mesme të qytetit të Durrësit.

Me rezultatin 2 me 0 përballë gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, vajzat dhe djemtë e “Ibrahim Kodrës” ngritën sot kupën e fitores.

Shkolla “Ibrahim kodra” shkruan në faqen e saj të Facebook-ut se grupi përfaqësues me djem dhe vajza i dhuruan të gjithëve shpirt gare, tifozeri, cilësi, përkushtim, emocione të bukura, adrenalinë!

Kampionati i Volejbollit ndërmjet shkollave të mesme të qytetit (vajza dhe djem), i cili do të kthehet në traditë për të rinjtë e qytetit, startoi këtë vit me pjesëmarrjen e 13 shkollave. Një nismë e Këshillit Vendor Rinor dhe Bashkisë Durrës me mbështetje nga Qëndresa Qytetare dhe Ambasada Holandeze.

RENDITJA

“Ibrahim Kodra” – vendi 1

“Gjergj Kastrioti” – vendi 2

“Top School” – vendi 3

“Rilindja” – vendi 4

Kampionati nisi më 30 maj dhe ka vijuar përgjatë gjithë javës në ambientet e pallatit të sportit “Ramazan Njala”.