Partia Demokratike dega Durrës zgjedh 3 nënkryetarët e saj.

Në mbledhjen e kryesisë janë zgjedhur si nënkryetarë të degës Arjeta Keçi, Dritan Burgija dhe Erzen Laçi.

Ndryshe nga struktura e degës deri pak muaj më parë, kur ishin 5 nënkryetarë, tashmë numri i tyre është reduktuar në vetëm 3.

Arjeta Keçi do të përfaqësojë në strukturën më të lartë të degës Lidhjen Demokratike të Gruas, ndërsa 2 nënkryetarët meshkuj do të përfaqësojnë demokratët e qytetit dhe zonave rurale.

Pas përzgjedhjes, njëri nga tre nënkryetarët, Erzen Laçi ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.

Kjo për mua është një përkushtim për t’i rikthyer shpresën dhe fitoren qytetarëve te Sukthit, Katundit të Ri, Manzës, Ishmit, Rrashbullit dhe gjithë Durrësit“, shkruan ish kandidati për deputet.