Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku boksieri Simiso Buthelezi ka vdekur tragjikisht në spital pas dëmtimeve të rënda që mori në tru gjatë një përballje në ring.
Në ndeshjen e zhvilluar në Durban, Buthelezi u pa teksa u çakordua në ring dhe goditjet e tij po lëshoheshin në ajër, pasi ai i ktheu shpinën kundërshtarit.
Pamjet rrëqethëse të tronditjes që boksieri i ri pësoi janë bërë virale në rrjet, ndërsa Buthelezi ishte vetëm disa sekonda larg fitimit të titullit ËBF për Afrikën në peshën e lehtë.
Ai e kishte pasur nën kontroll dhe po e dominonte kundërshtarin e tij Siphesihle Mntungëa gjatë gjithë kohës, deri në momentin kur arbitri u detyrua të ndalte përballjen pasi Buthelezi u var në litarët e ringut.
Në një përditësim tronditës nga spitali, Michael Benson i talkSPORT njoftoi në Twitter se boksieri i ri kishte vdekur pasi nuk kishte përballuar traumat e shkaktuara nga goditjet e forta të kundërshtarit.
Very scary in South Africa please 🙏🏼 for Simiso Buthelezi (4-1). At 2:43 of the 10th & final round, Siphesihle Mntungwa (7-1-2) falls through the ropes but then Buthelezi appears to lose his understanding of the present situation. Mntungwa takes the WBF African lightweight title pic.twitter.com/YhfCI623LB
— Tim Boxeo (@TimBoxeo) June 5, 2022





