Festës së stome të Partisë Socialiste iu bashkuan edhe delegatët veteranë Spartak Braho, Bardhyl Agasi dhe Paqësor Zeneli.

3 socialistët e orëve të para në Durrës, pavarësisht ulje-ngritjeve në rrugëtimin e tyre politik përgjatë këtyre viteve të fundit, ishin sot pjesë e festës “private” të socialistëve në kryeqytet.

Kjo e diel shënon 31-vjetorin e themelimit të partisë mavi, e cila ka marrë mandatin e tretë radhazi që nga viti 2013.