Teuta ka konfirmuar trajnerin Renato Arapi në krye të skuadrës dhe për sezonin e ardhshëm.

Tekniku që i mbajti durrsakët në Superiore, por që tentoi dhe deri në fund për të arritur një vend në Europë do të vazhdojë me punën e tij të nisur me skuadrën e Teutës.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuara Arapin dhe stafin e tij dhe për sezonin e ardhshëm në krye të ekipit.