Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sakon.
Në postimin e saj në Facebook, Sako shkruan se kanë bashkëbiseduar me në lidhje me “çështje që kanë të bëjnë me emergjencat civile, mënyrën si reaguam dhe menaxhuam situatën pas tërmetit katastrofik por edhe me procesin e rindërtimit. “
Lenarčič, i shoqëruar nga Sako ka vizituar kopshtin “1 Qershori” i cili është rikonstruktuar me fondet e BE, si dhe është takuar me personelin zjarrfikës të Durrësit.
Postimi i Sakos:
Zhvillova një takim me Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič, me të cilin bashkëbiseduam çështje që kanë të bëjnë me emergjencat civile, mënyrën si reaguam dhe menaxhuam situatën pas tërmetit katastrofik por edhe me procesin e rindërtimit.
Vizituam kopshtin “1 Qershori” i cili është rikonstruktuar me fondet e BE.
Lenarčič ka takuar edhe personelin zjarrfikës të Durrësit.
Respekt dhe mirënjohje maksimale për zjarrfikësit e Durrësit dhe të gjithë grupeve të vendit dhe të huaja që na u bashkuan në ato ditë të vështira, për punën e tyre heroike që ata bënë pas tërmetit që goditi qytetin tonë në 2019.