Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) njofton abonentët se për shkak të një defekti që ka ndodhur në linjën e furnizimit DN 700, pritet të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Më shumë probleme do të kenë njësitë administrative Ishëm, Katund i Ri, Manëz dhe Sukth, si dhe një pjesë e qytetit të Durrësit, konkretisht zona e Plazhit.

Tubacioni DN 700 shërben për furnizizimin me ujë të njësive administrative dhe një pjesë e qytetit Durrës nga vendburimi i Fushë Kuqes dhe për shkak të amortizimit të tij, ditën e djeshem ka pësuar disa çarje në segmente të ndryshme.

Brigada e avarive është në terren dhe ka nisur punën për riparimin e tij që ditën e djeshme.

UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.