Një shtëpi tradicionale durrsake e shndërruar në një organizatë jo fitimprurëse, me qëllim afrimin e të rinjve dhe komunitetit me kulturës, përmes shpërfaqjeve të ndryshme të artit.

DurrësLajm” vizitoi nga afër MuZEH Lab, pozicionuar në rrugicën paralele me bulevardin kryesor të qytetit, për të zhvilluar një intervistë me themeluesen e kësaj organizate Dorina Xheraj Subashi, për të kuptuar si lindi kjo ide, sa është afruar komuniteti me të, dhe si funksionon një organizatë e tillë.

Dorina na rrëfen se në fakt ky ishte një projekt që flinte prej kohësh në sirtare.

Ngjarja e parë kulturore që i hapi rugë shumë projekteve të tjera në vazhdim ishte një art instalacion, ndërsa i rradhës do të jetë një bashkëbisedim mbi artin…

Ndërsa, pyetur nëse instutucionet lokale i janë afruar për bashkëpunim kësaj organizate, duket se jemi ende larg, por Dorina shfrytëzon këtë hapësirë mediatike për të dhënë mesazhin se për Durrësin mund të bëhet edhe më shumë.

H.H