Vetëm disa muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të parë, Rihanna po feston një tjetër moment historik: të qenit miliarderja më e re në listën e Forbes të grave më të pasura të vetë-krijuara në vend!

Këngëtarja 34-vjeçare ka një pasuri prej 1.4 miliard dollarësh, gjë që e rendit atë në vendin e 21-të në listën e publikuar së fundmi.

Kim Kardashian renditet më lart se Rihanna në listë, por këngëtarja është miliarderja më e re që ka arritur këtë pasuri.

Forbes e vlerëson rezultatin e saj si selfmade me 10, që do të thotë se ajo e ndërtoi kompaninë e saj ose themeloi pasurinë e saj nga 0 (Kardashian, për krahasim, vlerësohet me 7). Personat që vlerësohen me 10 “janë të lindur në varfëri ose në shtresën e mesme të ulët dhe janë përballur me fatkeqësi të tilla si abuzimi, mbetja jetim ose janë detyruar të punonin punë me pagesë të ulët”.

Rihanna, e cila arriti statusin e miliarderes në gushtin e vitit të kaluar, gjeneroi më shumë se 550 milionë dollarë të ardhura në vitin 2020 falë linjën e saj të kozmetikës Fenty Beauty, duke u bërë personi i parë nga Barbados që hyri në listën e Forbes. Ylli gjithashtu ka 30% të aksioneve në linjën e të brendshmeve Savage x Fenty, që u vlerësua me 1 miliard dollarë në shkurt 2021, sipas Forbes.

Rihanna hyri në listën vjetore të miliarderëve të Forbes në prill si muzikantja femër më e pasur në botë.

Ajo është miliarderja më e re në listën e grave ‘selfmade’, por nuk është personi më i ri. Ky titull i përket 24-vjeçares Kylie Jenner, e cila vlen 600 milionë dollarë.

Gra të tjera nën moshën 35 vjeç përfshijnë 27-vjeçaren Lucy Guo, bashkëthemeluese e firmës së inteligjencës artificiale Scale AI (440 milionë dollarë), themeluesja 32-vjeçare e Bumble, Whitney Wolfe Herd (740 milionë dollarë) dhe 32-vjeçarja Taylor Swift (570 milionë dollarë).

Personi më i vjetër në listë është 95-vjeçarja Alice Schwartz, e cila themeloi Bio-Rad në vitin 1952 dhe tani ka një vlerë prej 2.3 miliardë dollarësh.