Nëse një mik i tij, e takon Brad Pitt, shanset janë që të mos e njohë për herë të dytë. Kjo si pasojë e “verbërisë së fytyrës”, sëmundje nga e cila aktori ka deklaruar se vuan së fundmi.

Sëmundja njihet me emrin prosopagnosia, e cila bën që i prekuri të luftojë për të kujtuar fytyrat e njerëzve. Megjithëse nuk është diagnostifikuar zyrtarisht, aktori thotë se e ka një sëmundje të tillë.

“Askush nuk më beson! Dua të kujtoj njerëzit që takoj dhe kam frikë se u jap njerëzve idenë sikur jam i përmbajtur”– tha Brad Pit.

Prosopagnosia është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë që njerëzit të kenë vështirësi të njohin edhe anëtarët e familjes ose miqtë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit. Trajtimi përfshin zhvillimin e strategjive të tjera për të njohur njerëzit, siç është fokusimi në zërin e tyre. Disa studime tregojnë se mund të prekë deri në 1 në 50 njerëz në një farë mase.

Pitt foli për vuajtjen nga kjo gjendje edhe në vitin 2013, duke thënë se kjo është arsyeja pse ai qëndron kaq shumë në shtëpi.