Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka kujtuar të atin e saj të ndjerë, dy vite pasi ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

Aktorja publikon herë pas herë foto me të atin në rrjetet sociale, teksa e kujton me mall. Sot, në dy-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ajo po publikuar një foto në Instastory nga banesa e tij e fundit.

 “Dy vjet pa ty! Unë nuk rri pa ty, asnjë moment të ditës. Je kudo, në çdo situatë, në çdo vështirësi e gëzim. Më mësove si me përjetu, ba. Të dua shumë, shumë”– shkruan ajo krahas fotos.