Vladimir Putin duket se në moshën 69-vjeçare do të bëhet sërish baba. Sipas mediave të huaja ish-e dashura e tij gjimnaste raportohet se është në pritje të fëmijës së tij.
Presidenti 69-vjeçar rus thuhet se tashmë ka dy fëmijë nga 39-vjeçarja Alina Kabaeva, shkruan “Mirror“.
Tani çifti janë në pritje të një vajze, sipas kanalit Telegram General SVR, një llogari në internet që thuhet se është përditësuar nga burime të brendshme të Kremlinit.
Nga ana tjetër, të njëjtat raporte pohojnë se kur Putini u njoftua me këtë lajm të bërë publik në media, tha se ka “mjaftueshëm fëmijë”, duke e mohuar.
Kujtojmë se jeta private e Putinit është tepër sekrete, dhe deri më tani askush nuk di të konfirmojë me saktësi sesa fëmijë ka.