Një 48-vjeçar është proceduar penalisht, pasi është kapur në portin e Durrësit me një pushkë sportive në makinën e tij, të cilën e kishte pa leje.

Bëhet fjalë për shtetasin italian me iniciale L.G.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për shtetasin L. G., 48 vjeç, banues në Itali, pasi shërbimet e PKK Port Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, gjetën dhe sekuestruan një pushkë sportive, të cilën ky shtetas e mbante pa lejen përkatëse.”, tha policia.