Mbrëmjen e të hënës dhe të martës, amfiteatri i Durrësit pritet të dhurojë të qeshura për artdashësit.
Në skenën e monumentit antic do të ngjiten aktorët Indrit Çobani, Rozana Radi dhe Andia Xhunga për të sjellë për publikun komedinë “Gratë e Kazanovës”.
Një Kazanova i ri i ditëve të sotme,Xhozef Barneti, të cilin krejt papritur e kap dëshira për t’u bërë Baba …një baba, pa një grua në shtëpi ama…
Kjo është fabula e komedisë që pritet të vihet në skenën e hapur të amfiteatrit, fillim javën e ardhshme, ndërkohë, për të mësuar sesi do të rrjedhin ngjarjet dhe a do të mund ta finalizojë dëshirën e tij Kazanova, do të duhet të ndiqni shfaqjen teatrale.
Për info dhe rezervime, telefononi në 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯.