Kryetari i PD, Sali Berisha, në një takim me të rinj dhe intelektualë në Durrës, deklaroi se demokratët janë në një mision për të shpëtuar Shqipërinë.
Sipas Berishës është fatkeqësi që flamuri i BE-së mbahet në duar nga Rama pas çeljes së negociatave, ndërsa shtoi se ai ka shkelmuar votën e shqiptarëve.
“Ka rreziqe të cilat, në disa aspekte, po të shohim Durrësin, e në shumë dimensione nuk ja kanë bërë as pushtuesit e tij.
Ajo që ndodh në Durrës është një barbari. Prej korrupsionit, të vjedhjes, kërkohet që gjithçka të transformohet dhe të zhduket.
Rama sot ngriti flamurin e BE-së para kryeministrisë. Së pari theksoj se ai flamur është flamur vlerash, i thesareve kulturore në radhë të parë të paçmuar, flamur i vlerave njerëzore të lidhura me liritë.
E vërteta është që fatkeqësi më të madhe për atë flamur se ta mbajë në dorë Edi Rama nuk kishte. E deklarova më 7 korrik armik, kam shpjeguar se ai nuk lejon shqiptarët të votojnë.
Nëse s’ke votën, nuk ke liri e dinitet. Shkelmoi votën e shqiptarëve dhe e përzuri nga Partia Socialiste.”- tha Berisha.
Ndiqni një pjesë të fjalës së tij para demokratëve durrsakë: