Osman Stafa ish-kryetari i PD në Durrës u shpreh në takimi me kryetarin e partisë demokratike, Sali Berishën se ngjarja e djeshme që është nisur që para 30 vitesh me sloganin e duam ‘Shqipërinë si gjithë Europa’, por ngjarjet kriminale ditët e fundit që kanë ndodhur në vend nuk janë rruga e duhur për në europë.
“Dy gjëra që dua të prek janë që duhet ti drejtohem të gjithë qytetarëve durrsak për të reaguar ndaj kësaj situate por duke mos përjashtuar edhe veten pasi jemi dhe ne përgjegjës për këtë situatë duke heshtur.
Në këtë vend shumë persona duan të ikin dhe për të ndalur këtë duhet një aleancë e madhe që të krijojmë dy komponent si shpresa dhe besimi kjo është filozofia e duhur për të ndalur këtë dëshpërim të madh kombëtar“, tha ai.