Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës “Chamber Fest Durrës”, e uli siparin e tij mbrëmjen e djeshme në një shfaqje elegante brenda ambienteve të Muzeut Arkeologjik.
Por nuk ka qenë vetëm Muzeu Arkeologjik pika e takimit mes muzikës dhe trashëgimisë kulturore.
Në një intervistë për “DurrësLajm“, drejtuesja artistike dhe njëherësh violonistja e njohur Nevila Kalaja, rrëfen rrugëtimin e festivalit.
Sipas saj, një nga netët më të veçanta ka qenë ajo e Kepit të Rodonit, pa harruar të falenderojë publikun durrsak.
Ndërsa pyetur për dinamikën e jetës artistike, Kalaja përgjigjet se dëshirat janë më të mëdha se mundësitë…
H.H