Nga Osman Metalla*
E si mund ta ngushëllosh familjen e të miturës që humbi jetën sot nga një skaf/gomone në bregun e Himarës? Imagjinoni se me ç’gëzim e ngazëllim është nisur me pushime në atdheun e saj nga Anglia e largët, e në vënd që të kthehej e mbushur me kujtime të bukura dhe të paharrueshme nga pushimet në atdhe e tu tregonte bashkëmoshatarëve të saj të vegjël për Shqipërinë, shndërrohet në një kujtim të hidhur për të gjithë ne! Zoti ju dhëntë forcën e duhur në përballimin e kësaj tragjedie!
Nuk është hera e parë që aksidente të tilla ndodhin. Veprime të rrezikshme nga përdoruesit e mjeteve lundruese janë raportuar shpesh në plazhet tona. Personalisht në disa raste u jam ofruar disa herë atyre qe ofrojnë të tilla shërbime dhe miqësisht jam munduar ti këshilloj me aq sa unë kam menduar se u shërben dhe ndihmon në rritjen e sigurisë. Dhe në të gjitha rastet jam ndeshur me atë vështrimin – çna çave kokën, ti as gomardare nuk ke e vjen e na jep mënd…
Sigurisht nuk është aspak zgjidhje këshilla ime. Këto janë çështje institucionale dhe në fakt autoritetet, duke filluar me pushtetin vëndor e pastaj me të gjithë zinxhirin e atyre që kanë përgjegjësi në det, janë ata që duhet të rregullojnë dhe garantojnë respektimin e parashikimeve ligjore. Kërkesat e funksionimit të plazheve dhe të operimit të mjeteve lundruese janë të shkruara, por kur vjen puna tek zbatimi i tyre pak kërkohet. Pronarëve të plazheve nuk u shpëton asnjë gjynahqar që nuk ka mjaftueshëm të ardhura sa të paguajë çmimin e kripur të çadrës që ai ofron, dhe vrap e kap, e kërcënon se do e nxjerr me shkelma nëse nuk ikën tani…. Po këtë pronarin e plazhit, përse nuk e kap njeri me “shkelma”, kur nuk respekton as edhe një rregull sigurie!
Një miku im më thoshte së një ditë duke notuar diku në jug, i doli “pronari” i plazhit dhe i tha të largohet menjëherë pasi zona ku po notonte ishte zonë private… U habita, mir rëra, mir çmimet si i duan, por dhe detin e paskan privatizuar? Dhe ste lënë të notosh.. Po shteti si i lejon këta në mes të plazhit, në mes të ditës, pa asnjë siguri, pas asnjë koridor të përcaktuar, pa mjete sigurie personale dhe bordi? Ka vetëm një përgjigje – Këto janë të shtetit, janë ata që i kanë ndihmuar dje të vijnë në pushtet e sot shpërblehen, paçka se marin jetë njerëzish. Ne që kërkojmë dhe rregulla…
Deri kur do të vazhdojmë të humbasim jetë…
*Marrë nga Facebook i Osman Metallës