Grupi napoletan “Il Calimma” dhe këngëtarja durrsake Luljeta Strefi kanë krijuar një atmosferë festive mbrëmjen e së martës në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Për më shumë se një orë, tingujt e muzikës napoletane u admiruan nga publiku i shumtë në sallë që nuk mungoi të duartrokiste interpretimin e arrirë të grupit muzikor.

Ky ishte edicioni i dytë i koncertit “Këndon Napoli… në Shqipëri” dhe sipas drejtorit artistik Giuseppe Palumbo, eventi kulturor synon binjakëzimin e dy qyteteve bregdetare në fushën e muzikës dhe jo vetëm.

Gjatë koncertit, në skenë u ngjit inxhinieri i njohur Nazif Tivari, që interpretoi përkrah instrumentistëve dhe këngëtarëve nga vendi fqinjë.