Ish-kandidatja për kryetare bashkie në Durrës, Valbona Sakollari, ka reaguar në rrjete sociale për ngjarjet e ditëve të fundit që kanë tronditur opinionin publik në Shqipëri.
Sakollari e nis postimin e saj me dy pyetje të thjeshta, që shumëkush prej nesh ia ka bërë vetes.
“Shqipëria mirë apo keq? Jetohet apo jo këtu?”,- pyet Sakollari, ndërsa vijon duke thënë më tej se një nga arsyet kryesore të largimit masiv të shqiptarëve jashtë vendit është siguria e munguar.
“Ikim sepse në këtë vend askush s’të mbron, madje nuk je i zoti të mbrosh as veten dhe as familjen tënde. Ti ke frikë nga “i forti” …dhe largohesh. Ti ke frikë nga institucionet që duhet të të mbrojnë parimisht, por të shesin ty dhe hallin tënd, tek shkaktari i hallit, për “dy lek”….dhe largohesh. Ti ke frikë gati-gati nga çdo institucion publik, se po hyre në ndonjë derë duhet paguar “haraçi”….dhe largohesh. Ti ke frikë nga çdokush në rrugë, sepse nuk dihet c’ka në mendje….se qëllon të të vrasë për një vend parkimi…dhe largohesh. Dhe kur je larguar nga të gjitha rreziqet e xhunglës shqiptare, të vijnë të gjejnë ty apo fëmijën tënd aty në breg të detit, kur ke ardhur për pak, shumë pak ditë pushime….dhe të marrin jetën”,-shkruan ajo.
Megjithëse nuk dëshiron të jetë pesimiste, Sakollari nënvizon se sa pak vlen jeta e njeriut këtu, në vendin tonë, dhe kjo pikërisht për shkak të papërgjegjshmërisë së një pjese të shoqërisë sonë.
“Por e vërteta është se këtu je në dorë të Zotit, për shkak të robit. Dhe moçali sa më shumë zgjerohet, aq më shumë qelbet. Dhe ne të pafuqishëm o ikim, o bëjmë kompromisë të përditshëm me dinjitetin, për hir të sigurisë”.
Në fund të postimit të saj, Sakollari theksin e vë në reagimin e munguar të shoqërisë sonë, që duket se është në pritje të Mesisë, ndërkohë që regjimi shijon frytet.
“Në pritje të Mesias (sepse ndoshta vetëm Mesia mund të kalojë kriteret e pasivistëve-analistëve-gri për të lëvizur sado pak moçalin), ikim, ikim, ikim…
Në pritje të Mesias, “xhaxhi” është kthyer, e shijon”,- e mbyll shkrimin ajo.
Postimi i plotë: