Ish-kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 6 marsit 2022, Ardian Muka e ka konsideruar kalimin e portit të Durrësit në pronësi të kompanisë arabe “Yacht & Marina” si një skandal.

Në një postim në rrjetet sociale, Muka shkruan se qeveria me anë të kësaj VKM-je po i vjedh qytetit të Durrësit edhe ekonominë.

Ndër të tjera ai shton se qytetarët duhet të reagojnë tani.

Postimi i plotë:

SKANDALI vazhdon !!

VJEDHJA e publikes diten per diell po ashtu !!Edhe qe DURRSAKET nuk reagojne eshte “normale” …tek e fundit porti eshte i “perbashket “.

QEVERIU na vodhi memorien historike (Shatervanin ) ,na vodhi identitetin (shkaterroi arkeologjine tek Veliera ,e po jep Amfiteatrin per veresie ta administroje privati ) , po na vjedh ekonomine (i jep portin komercial nje kompanie fantazem per zhvillimin e nje porti jahtesh nga ku qytetaret nuk do perfitojne asgje ,dhe nga ana tjeter do ti shpronesoje tokat qytetareve e bizneseve , per nje kacidhe ,ne zhvillimin e portit te ri ne Porto Romano ).

Por deri sa te vije tek oborri im ,problemi eshte i “perbashket ”…

Por atehere do jete shume vone ,prandaj duhet te reagojme fort TANI !!