Për 4 netë me radhë, duke nisur nga mbrëmja e së mërkurës, Amfiteatri i Durrësit do të hapë dyert për artdashësit për të ndjekur dramën “Pa faj”, me regji të Mimoza Marjanakut.
Aktorja e njohur durrsake, këtë herë vjen edhe si regjisore e dramës së autorit gjerman 𝐹𝑒𝑙𝑖𝑘𝑠 𝑀𝑖𝑡ℎ𝑒𝑟𝑒𝑟.
Me një temë mjaft aktuale të ditëve tona, siç është dhuna ndaj grave dhe hezitimi për të çuar deri në fund kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje, Marjanaku synon të përcjellë për publikun një mesazh shumë domethënës:
“𝘋𝘶𝘩𝘦𝘯 𝘮𝘢𝘳𝘳𝘦̈ 𝘮𝘢𝘴𝘢 𝘶𝘳𝘨𝘫𝘦𝘯𝘵𝘦 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘨𝘢𝘳𝘢𝘯𝘵𝘶𝘢𝘳 𝘲𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘥𝘳𝘦𝘫𝘵𝘢𝘵 𝘦 𝘨𝘳𝘢𝘷𝘦 𝘯𝘦̈ 𝘮𝘣𝘢𝘳𝘦̈ 𝘣𝘰𝘵𝘦̈𝘯 𝘵𝘦̈ 𝘳𝘦𝘴𝘱𝘦𝘬𝘵𝘰𝘩𝘦𝘯 𝘥𝘩𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘣𝘳𝘰𝘩𝘦𝘯!”
Në role interpretojnë disa nga aktorët më të njohur të teatrit “Aleksandër Moisiu” si Xhejni Fama, Ina Nallbani, Marvin Tafaj dhe Gjergj Doçi.
Në këto netë të nxehta gushti, ndjekja e një pjese teatrale në skenën e hapur të amfiteatrit antik mbetet një zgjidhje që nuk duhet humbur.
“Pa faj” do të shfaqet në datat 10,11,12 dhe 13 gusht.