Në zemër të qytetit, përtej zhurmës së aparaturave dentare jeton një shkrimtar, artist shumëdimensional.
“DurrësLajm”, vendosi ta vizitonte në shtëpinë e tij të dytë, atje ku ka mbledhur të gjithë dashurinë e tij për artin dhe stomatologjinë.
Një foto në rrjetet sociale, ku klientët e ardhur për të marrë shërbime dentare në klinikë teksa prisnin rradhën, shfletonin romanin e Loerit-shkrimtar, shënjon një nga kulmet e këtyre përplasjeve të bukura mes disiplinave…
Brenda një ambienti me qëllim parësor mjeksor rrinë më mirë se kurdo drejtime të ndryshme artistike. Në tavolinën e pritjes qëndrojnë librat, ndërsa në mure varen krijimet e Loerit në pikturë.
Marrëdhënia e tij me lexuesin është e veçantë, ndërsa na tregon se merr komente nga të katërta anët e botës.
Padiskutim, që Loer Kume është një dentist atipik…
H.H