Renato Arapi, pas barazimit 0-0 të Teutës kundër Erzenit deklaroi: “Duhet ta shikoj gotën plot. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, duke pasur edhe parasysh që kanë lojtarët të shpejtë. Ne u munduam që të qarkullonim sa më shumë topin.

Vështirësi pashë edhe te organizimi. Në momentin që shkoi topi në krah, u kërkua hapësira. Duhet parë që edhe lojtarët që janë mesfushorë qendre, janë me tipare mbrojtëse. Lojtarët që kanë ardhur së fundmi do të na ndihmojnë, pavarësisht se kanë ardhur shumë vonë.

Është diçka që e kemi kërkuar në momentin që një ekip mbron me forca të shumta është e vështirë të kërkosh hapësira. Që të çekuilibrosh një ekip duhet të lëvizësh në hapësira dhe kjo gjë na mungoi”, përfundoi Arapi.