Fotografi i ri durrsak Griseld Hoxha ka rrëmbyer çmimin e tretë në edicionin V të Festivalit të Fotografisë “Tirana Photo Festival 2022”.
Festivali i madh i fotografisë po mbahet në kryeqytet nga data 9-23 shtator, ndërsa pasditen e djeshme u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve në oborrin e Galerisë se Artit, Tiranë.
Fotografi Hoxha u paraqit në këtë festival të fotografisë me një foto të titulluar “Rinia në kafe”, ku në një sfond ku kontraston e bardha dhe e zeza shfaqet një djalë i ri që pin cigare në tavolinën e një bari, ndërsa kontrollon telefonin.
“I shkreti priti 4 orë aty, por nuk i erdhi asnjë shok”,– tha me nota humori fotografi Griseld Hoxha, gjatë momentit kur u nderua me çmimin e tretë.
Në këtë festival, çmimin e parë me titullin “Ende ka shprese/ Violinistja” e rrëmbeu fotografi Joni Margjeka.
Edicioni i V I Festivalit të Fotografisë u parapri nga ekspozita e Tirana Photo Festival 2022 që u hap per publikun te dielen, e cila do të qëndrojë e hapur deri 23 shtator,
Ndërkohë më 9 shtator u hap ekspozita outdoor, me 100 foto të edicioneve të kaluara, të instaluara në Rrugën e Kavajës, në Korsinë e Biçikletave.