Historia dhe debatet mbi të, janë gjithmonë më të ashprat.

Vorbulla e kohës duket se merr me vete shumë fakte, ndërsa studiuesit përpiqen të zbresin poshtë për të nxjerrë në dritë sa më shumë prej tyre.

Kësaj here “DurrësLajm” ka zgjedhur të zhvillojë një bisedë më të zgjeruar me Dorian Hatibin, autorin e librit “Historia e Durrësit”.

Si lindi ideja për të shkruar këtë vëllim?
Sa kohë ju desh Hatibit për të mbledhur bashkë këtë material?
Çfarë do të përfshijë vëllimi i dytë i “Historisë së Durrësit” dhe sa e njohin sot durrsakët qytetin e tyre?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që marrin përgjigje brenda kësaj interviste.

Te “Historia e Durrësit 2” do i jepet hapësirë viteve shumë të diskutuara për vendin, 1912-1992, ndërsa një vëllim i tretë mund të shkruhet në formën e një ditari.

Nuk mund të mungonte debati për statujën mbi bankën përballë portit dhe një sërë misteresh që e ndjekin Durrësin nga pas.

Në fund, duket se historia ka nevojë për bashkëpunëtor, nga njëra anë kontributi i studiuesve dhe nga ana tjetër, pranimi i të vërtetës nga pasardhësit e saj.

H.H.