Një kamion që ka qenë në lëvizje, është përfshirë nga flakët sot në Unazë të Re në Tiranë.
Policia njofton se kamioni ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht kamioni me drejtues qytetarin me iniciale O.k. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja që po punon për shuarjen e flakëve. Ndërkohë që shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën përreth ku ka marrë flakë kamioni.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.





