Apeli i GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për rikthimin në burg të ish deputetit Bllako. SPAK kërkoi rikthimin e tij në burg me argumentin se ish deputeti mund të ndikojë në marrjen e provave dhe tek persona të tjerë. Ishte ky argument me të cilin SPAK kundërshtoi në Gjykatën e Apelit lirimin e tij nga shkalla e parë, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.
Gjykata e Posaçme vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ndaj ish-deputetit Bllako më 6 tetor.
Avokatët e tij kërkuan zëvendësimin e masës arrest me burg në “arrest shtëpie” me argumentin se i pandehuri duhej te kujdesej për fëmijët e tij, dhe gjykata e pranoi.
Bllako kishte 6 muaj në qeli për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në lidhje me koncensionin e inceneratorëve.