Teuta ngroh muskujt për derbin. Blutë vazhdojnë përgatitjet për përballjen e madhe të kësaj të hëne me Erzenin.Lajmi i mirë për Bledi Shkëmbin është se infermieria është boshatisur dhe trajneri ka të plotë grupin e lojtarëve për sfidën me rivalët e qytetit.Elementë të rëndësishëm të kampit blu që kaluan dëmtime, tashmë janë rikuperuar plotësisht. Harallamb Qaqi po gjen formën e duhur për një sfidë të rëndësishme si ajo e derbit.Gjithashtu gati për këtë duel do të jetë edhe mesfushori Arbër Çyrbja, i cili ndaj Bylisit mungojë për arsye dëmtimi dhe pauza njëjavore i ka shërbyer më së miri për të qenë gati.

Te Teuta ky është një derbi që përgatitet me optimizëm edhe për faktin se ka një vetëbesim në skuadër pasi historia i bën të shkojnë si favoritë në këtë përballje ndaj shijakasve, megjithëse në këtë sezon kanë grumbulluar më shumë pikë.Në çdo javë të këtij sezoni në fazën mbrojtëse nuk kemi parë lojtarë në pozicionet natyrale të tyre dhe kjo javë ndaj Ereznit sërish do ta detyrojë stafin e Teutës të mendojë si do ta rreshtojë ekipin në këtë repart.Trajneri Shkëmbi ka kohë në këtë pushim kampionati që të rikuperojë futbollistët dhe t’i japë zgjidhje këtij problemi shqetësues.

Ky është një sezon me luhatje për ekipin e drejtuar nga Bledi Shkëmbi. Faza mbrojtëse nuk ka funksionuar thuajse fare, sepse jo më kot Teuta ka mbrojtjen më të dobët.Tanimë ndaj Erzenit duhet ribërë sërish nga e para, pasi mbrojtësi Artan Jazxhi, do të jetë mungesë e sigurt pas ndëshkimit me karton të kuq në duelin ndaj Bylisit.Në këtë ndeshje Teuta duhet me patjetër të tregojë shenja reagimi, pasi javët kalojnë dhe hendeku me pjesën tjetër shtohet, çka do të thotë se lufta për mbijetesë bëhet akoma më e vështirë. Bledi Shkëmbin e pret një punë e madhe përpara.