Analisti Nexhmedin Spahiu i ftuar në emisionin “Log” ka folur për situatën në veri të Kosovës.

I pyetur nëse prania e KFOR-it supozohet që të garantojë sigurinë e Kosovës, Spahiu tha se është një lloj sigurie por jo 100%.

“KFOR është një garant i sigurisë por jo 100… Në mars 2004 kanë vdekur në Kosovë në trazira me dhjetëra qytetarë dhe ka pësuar shkatërrime Kosova. Serbia ka shkaktuar Luftën e Parë Botërore, është e pritshme të luftojë sërish,” tha ai.

Analisti u shpreh se ai personalisht po shpreson që situata të jetë e “gënjeshtrët” dhe jo një situatë e vërtetë, pra që të jetë arritur ndonjë marrëveshje dhe situata të shkojë drejt normalizimit.

Një skenar sipas tij do të ishte që Vuçiç të njoftojë në momentin e fundit se për hir të paqes do të bëhen disa kompromise.