Komedia “Martesa” me regji të të mirënjohurës Driada Dervishit dhe interpretimi i trupës së teatrit “Aleksander Moisiu” Durrës, u vlerësua shfaqja më e mirë në Takimin e III-të Teatror Mbarëkombëtar.
Në këtë event kulturor të zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës, komedia e Dervishit rrëmbeu duartrokitjet e publikut por edhe vlerësimin maksimal të jurisë.
Përveç shfaqjes, u vleresuan maksimalisht edhe dy nga aktorët e trupës së teatrit “Aleksander Moisiu”.
Andia Xhunga u shpall “Aktorja protagoniste më e mirë”, ndërsa Amos Zaharia “Aktori joprotagonist më i mirë”.
Suksesi më i fundit i komedisë “Martesa” vijon pas sukseseve e pjesëmarrjeve të njëpasnjëshme si; premiera në Teatrin “A.Moisiu”, rivënia në Amfiteatrin antik të qytetit, Bashkia Durres, pjesëmarrjen në Festivalin “Moisiu ON” Teatri Kombetar, në kalanë magjike të Beratit, Bashkia Berat, në kalanë po ashtu magjike të Elbasanit në Skampa International Theatre Festival, në Bursa të Turqisë me ftesë të Devlet Tiyatroları ku Teatri i Durrësit përfaqësoi Shqipërinë, duke vijuar me suksesin e jashtëzakonshëm në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë e për të vijuar më tej në ITF SkupiFestival i cili u mbajt në Maqedoninë e Veriut në datat 9-14 shtator.