Kopshti “Zubeyde Hanim” prej kohësh u mbyll nga qeveria dhe prindërit e cilësojnë këtë veprim si të padrejtë. Kundër kësaj padrejtësie se pretendohet se është bërë ndaj tyre dhe fëmijëve, ata bashkë me avokatin e tyre i janë drejtuar përsëri Gjykatës së Shkallës së Parë nga ku kanë ngelur përsëri të zhgënjyer pasi Gjykata e ka refuzuar kërkesën. Pas ksaj avokati ka shprehur se do e çojë në Gjykatën e Apelit.
” Kopshti do të vijojë i mbyllur. Gjykata mbylli veshët kur ne paraqitëm faktet. Të gjtha argumentat që nuk janë marrë në konsideratë, do ti çojmë në Apel, duhet ti marri patjetër në konsideratë. Kjo cështje është në kundërshtim me ligjin”– u shpreh avokati.
Gjithashtu dhe prindërit u ndjenë shumë të zhgenjyer nga organet e drejtësisë pasi prinin më shumë prej tyre. Ata bëjnë apel për drejtësi ose do të shkojnë deri në Strasburg.
“Sot ishte një show i vertëtë, drejtësia jonë lë shumë për të dëshiruar. Duam të drejtën e fëmijës sonë. Duam ti shkollojmë aty ku mendojmë se shkollohen më mirë. Jemi shumë të zhgënjyer. Deri në Strasburg do të bëjmë tonë, Ky është realiteti ynë i hidhur”– tha një prej prindërve.