54-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme në Durrës për shkak të një aksidenti në punë është Petrit Lutfi Minçe.
Minçe ishte duke vendosur një tendë në një prej apartamenteve në pallatet e lagjes nr.6, kur humbi ekuilibrin dhe ra nga kati i tretë i godinës.
Pavarësisht ndihmës së specializuar mjekësore, 54-vjeçari që njihej nga shumëkush në Durrës si njeri shumë punëtor dhe baba e bashkëshort i përkushtuar, mbylli sytë në spital.
Ndarja tragjike e tij nga jeta shkaktoi dhimbje të thellë, jo vetëm mes familjarëve dhe të afërmve, por edhe shumë të njohurve e miqve.
Familjarët njoftojnë se varrimi i Titit, siç njihej nga të gjithë, do të bëhet nesër, në orën 14.00, tek varrezat e reja në Durrës.
Lajmi kryesor:





