Avokatët e ish-punonjësit të Bashkisë së Divjakët, Orges Xhelili, i cili pak ditë më parë plagosi me thikë kryebashkiakun Fredi Kokoneshi, kanë dhënë një deklaratë për mediat.
Njëri prej avokatëve u shpreh se klienti i tyre është marrë me forcë dhe është dhunuar nga policia bashkiake, ndërsa shtoi se kanë dashur ta përdhunojnë Orges Xhelilin.
“Gjykatësi ka kërkuar një masë me afat dy mujor që të jepet konkluzioni se çfarë ka ndodhur. Jemi para veprimeve arbitrave të policisë bashkiake. E kanë marrë forcërisht, kanë dashur me e futur në makinë, kanë dashur me e përdhunuar.
Të gjitha veprimet janë kryer forcërisht me kërkesën e kryebashkiakut. I akuzuari po të donte të bënte diçka kundër tij e ka pasur të thjesht. Para dy javësh ka denoncuar kryebashkiakun i cili u ka marrë pronat qytetarëve. Po hetohet kryebashkiaku për veprime arbitrare. Në këto kushte kërkuam një afat dy mujor që të kryejë të gjithë veprimet organi i akuzës. Ai ka pasur një biçak që nuk hyn te vepër penale si armë e ftohtë”, deklaroi njëri prej tyre.
Ndërkohë, avokati tjetër, deklaroi se plagosja ndodhi pas një konflikti të çastit dhe se nuk kishte të bënte me detyrën.
“Nuk ka motive për shkak të detyrës. Bëhet fjalë për inate dhe muhabete të zhargonit të përditëshëm, që dukshëm në qytetin e Divjakës qarkullojnë në mënyrë të përgjithshme. Nga ana e SPAK po hetohet një rast i tenderave publik siç dihet përbotshëm në qytetin e Divjakës. Është thirrur si person që ka pasur dijeni për rastin.
Nëse do të kishte pasur inate për largim nga puna, kjo nuk është kompetencë e kryebashkiakëve. Të gjitha tentativat për ta lidhur ngjarjen me detyrën, për punësimin e tij ose, kjo nuk qendron.. Është goditur nga punonjësit e policisë që kanë kapur forcërisht dhe kanë dashur ta shoqërojnë,” tha avokati tjetër.