Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar, pasi ka dhunuar bashkëshorten.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin G. P., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 14/1, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.