Pas tre seancash shtyrje dhe mungese të gjykimit ka mbërritur në gjykatën e Fierit i shoqëruar nga forca policie Klodian Çalamani.
Kjo seance e sotme do të përballë të pandehurin Çalamani para akuzave për vrasje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Klodian Çalamani ka hyrë nga dera e përparme e gjykatës që përdoret nga administrata, e jo nga hyrja ku hyjnë të gjithë të akuzuarit e tjerë.
Mendohet që veprimi i policisë është bërë për të shmangur përballjen me familjaret apo të afërm të familjes se 8-vjeçarit të vrarë, por edhe nga opinioni publik. Mësohet se gjatë seancës do të merren dëshmitë e të gjithë dëshmitareve, çka mund të nxjerrin të tjera detaje lidhur me ngjarjen. Kujtojmë se një vit më parë ka pasur për dite me radhe proteste për vrasjen makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu.